Ministri i Diasporës, Pandeli Majko i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha gjatë protestës për Teatrin Kombëtar se Rama ka 20 vjet që do ta tjetërsojë këtë truall, por nuk ja dalë dot për shkak edhe të kundërshtimeve nga disa socialistë si Pandeli Majko.
“Fjala “idiot” në greqishten e lashtë përshkruante njerëzit që nuk kujdesen për fatin e qytetit. Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko, që sot është kokëulur dhe gojëkyçur. Por sot ai ka në dorë edhe arrën edhe gurin. Ky është projekti i grabitjes, mbi 200 mln euro fitim nga kullat” – tha Basha.
Lidhur me këtë, Majko shkroi në Twitter se për Teatrin Kombëtar pranon komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë “një gisht” më shumë se ai vetë. Me ironi, ministri i këshillon Bashës të mos merret me komente por të shikojë dramën “Vizita e damës plakë”.
“Për Teatrin Kombëtar pranoj komente vetëm nga ata politikanë që kanë bërë për të, “një gisht” më shumë se unë! Në vend që të merren me komente i këshilloj të shohin dramën “Vizita e damës plakë”… e 1991-shit. Të tjerat janë fjalë” – tha Majko.
S’u kthye në shtëpi pas shkollës, kërkohet ndihmë për gjetje...
Dita e Holokaustit, Ambasadorja Ziv: Antisemitizmi po rritet...
Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...