Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me draftin për Kodin e ri Penal, që po kritikohet që pas publikimit të tij, si nga përfaqësuesit e BE-së, kreu i SPAK-ut, kreu i Dhomës së Avokatisë e deri tek juristë të tjerë.
Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, OSBE thekson rëndësinë e Kodit të ri Penal si një ligj themelor që kërkon një proces të kujdesshëm dhe konsultim para miratimit.
Madje shton se megjithëse nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara në draft, janë të gatshëm të ofrojnë rekomandime konkrete.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.”, theksojnë përfaqësuesit e OSBE-së.
Kështu, parlamenti i ri që nis punën në shtator dhe qeveria do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ekspertiza dhe rekomandimet ndërkombëtare në përpjekjet e tyre për reformimin e kuadrit penal shqiptar./tvklan.al
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...