Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve partnere të Ballkanit që po zhvillohet në Vjenë.
Emigrimi i paligjshëm në të ashtuquajturin “korridori i Ballkanit Perëndimor”, ishte temë e këtij takimi. Ministrja Kodheli, në fjalën e saj nënvizoi rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje me prioritet sepse emigracioni i paligjshëm, sipas saj, po bëhet çdo ditë e më shumë pjesë e axhendës ndërshtetërore mes vendeve aleate.
Më tej, Kodheli ka njohur të pranishmit me masat konkrete të marra nga Shqipëria në rast të përballjes me një fluks emigrantësh, ndihmën që Forcat e Armatosura shqiptare po japin në kuadër në NATO, me një anije në patrullimin e detit Egje, si dhe punën që është bërë për të ngritur në Shqipëri një Qendër Ekselence të NATO-s, për të trajtuar fenomenin e luftëtarëve të huaj, qendër e cila do t’i shërbejë të gjithë rajonit./t.ch/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë