Banorët e “Astirit” kanë protestuar sërish pasditen e sotme për të kundërshtuar projektin e Unazës së Madhe.
Në mbështetje të banorëve ishte edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu. Ai bëri thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe tha se nëse nuk do të ketë drejtësi, do të bëjnë vetëgjyqësi.
“Ju e keni problemin me protestën sepse nuk e dini se protesta është një vlerë në demokraci. Shtatë protestuesit e ndaluar do të na kenë gjithmonë afër, ndaj tyre nuk ka asnjë provë.
Ju bëj thirrje çdo institucioni të shtetit që të tërheqë këtë gomarin që qeveris sot.
Por ai duhet të dijë një gjë se kur bie drejtësia bëhet vetëgjyqësia”, deklaroi Klevis Balliu nga “Astiri”.
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore