Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit Starmer nesër në Tiranë

23:02 | 14 Maj 2025
E.H

Kryeministri Anglisë Sir Keir Starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë.

Ai do të ketë një takim bilateral të enjten me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë shtyp.

Siç raporton TCH pritet nënshkrimi një i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-UK.

Kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023.

katër kolonat e kësaj marrëveshje të re janë:

1. Rritje ekonomike punësim
2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik
3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë
4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.

Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale