Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji mori pjesë sot në Ditën e Vizitorëve të Divizionit të 28 amerikan dhe Task Force së Kosovës.
Kingji theksoi se, ky është një moment i rëndësishëm i Defender Europe 2025.
Së bashku me Autoritetet e larta të Kosovës, përfaqësues të SHBA-ve dhe të NATO-s, ata u informuan mbi realizimin e objektivave të stërvitjes dhe ndoqëm demonstrimin e TFK.
Kingji theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “performanca e TFK e përbërë nga Forcat e FSK, EOD e FARSH dhe trupat e SHBA-ve, ishin provë e integrimit të forcave, ndërveprueshmërisë e gatishmërisë”.
Kingji uroi dhe falënderoi forcat tona dhe ato të FSK e SHBA, për profesionalizmin dhe rezultatet në përkushtimin e tyre në garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...