Tirana, Elbasani dhe Korça janë tre qytetet në Shqipëri me ndotjen më të lartë të ajrit për vitin e shkuar.
Në këtë përfundim ka dalë Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin e vitit 2023.
“Bazuar në rezultatet e monitorimit kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 në stacionin e Tirana Higjiena dhe në stacionin e Elbasanit. Në stacionin e Tirana higjiena kemi një tejkalim të normës vjetore të PM10 në masën 35.4%, ndërsa në stacionin e Elbasanit kemi një tejkalim të normës vjetore në masën 19.62%”, thuhet në njoftimin e Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Sipas AKM, shkaku kryesor i ndotjes së ajrit në kryeqytet janë automjetet, në Korçë drutë e zjarrit që përdoren për ngrohje, ndërsa në Elbasan aktiviteti industrial në zonën e Ish-metalurgjikut. Kjo situatë kryesisht në muajt e verë, e veçanërisht në korrik.
“Është djegur më shumë karburant si pasojë e shtimit të lëvizjes së automjeteve, por edhe avionëve. Gjithashtu temperaturat e larta amplifikojnë ndotësit e ajrit”, thotë për televizionin A2 Françeska Korançe, pedagoge, eksperte mjedisi.
Sipas gjetjeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, grimcat e dëmshme në ajër mund të prodhojnë një “krizë të rëndë të shëndetit publik”. “Kjo shton sëmundjet e kancerit me 10 për qind. Gjithashtu shtohen sëmundjet kardiovakulare etj. “Ne nuk do duhej të kishim këta tregues. Kjo pasi nuk kemi industri apo prodhim energjie me djegie si vendet e tjera të Rajonit”, thotë Korançe.
Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, 23 për qind e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga probleme mjedisore që kthehen në probleme shëndetësore.
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...