Sipas MeteoAlb, në Shqipëri mbeten vranësirat e shumta dhe shirat e pakët në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet zhvillim i mëtejshem i vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat veriore dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin.
Orët e vona të natës sjellin intensifikim të vranësirave dhe reshje të konsiderueshme shiu në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe rrebeshe.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë