Mbledhja e Këshillit Politik do të mbahet të hënën në orën 11:00. Pas disa korrespondencave në distancë më në fund palët kanë dakordësuar orën dhe ditën e takimit për të diskutuar nga afër për ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen e 5 qershorit.
Opozita jashtëparlamentare do të përfaqësohet në këtë tryezë nga Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Gazment Bardhi.
Ndërsa në radhët e PS, Rama ka zgjedhur të shkojë vetë në mbledhje me palët, i shoqëruar nga përfaqësuesi i përhershëm i maxhorancës, Damian Gjinkuri.
Opozita nuk tërhiqet nga marrëveshja e 5 qershorit duke deklaruar se ajo duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, duke paralajmëruar se asnjë nga çështjet e dakordësuara në këtë marrëveshje nuk do të rihapen në tryezën e radhës.
Nga ana tjetër maxhoranca parashtroi në emailin zyrtar për përfaqësuesit e opozitës se në tryezë do të diskutohen edhe ndryshimet Kushtetuese të miratuara në Komisionin e Ligjeve, përfshirë këtu hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Ishte kreu i Shtetit Ilir Meta ai që nxiti këtë tryezë nisur nga shqetësimet që kishte ndarë me të ish-kreu i KQZ Kristaq Kume për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese të paralajmëruara nga mazhoranca pa u diskutuar më parë nga të gjitha palët.
Meta thirri në presidencë kreu e PD Lulzim Basha i cili shprehu gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezë. Kjo kërkesë u dakordësua edhe nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili do të jetë edhe vetë pjesë e mbledhjes.
Vuçiq takohet me ambasadorët e vendeve të Quintit
Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së Erdogan
Navas para finales së Europa League: Mezi pres përballjen me...
Disa vetura të mediave demolohen në Zveçan, reagon AGK-ja
E gjitha në të kuqe, Tuna duket e zjarrtë në fotosesionin e ...
Franca e dënon dhunën në veri, i kërkon Qeverisë së Kosovës ...