Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) legjitimoi sot në dhomë këshillimi kërkesën e kandidatit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe Aulon Kalasë, të Partisë Lëvizja e Legalitetit, të cilët kërkuan rinumërimin e votave në qarqet Tiranë dhe Durrës.
Vendimi i KAS vjen pas pretendimeve të kandidatëve për parregullsi në procesin e numërimit të votave, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar.
Më herët KAS e refuzoi kërkesën e tyre, pasi tha se duhej të bëhej përmes subjekteve politike, siç u bë sot./atsh
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë