Katër persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së opozitës në Shqipëri, si pasojë e dhunës dhe hedhjes së molotovëve drejt kordonit të policisë dhe në portat e Kryeministrisë.
Një qytetar dhe një fotograf morën lëndime gjatë tubimit ndërkohë që të lënduar janë edhe dy efektivë të policisë. Pak minuta pasi protestuesit kanë boshatisur sheshin e Kryeministrisë, policia mbërriti aty dhe vendosi shiritat me mbishkrimin “skenë krimi”.
Për disa orë ekspertët kanë kryer fotografimin dhe filmimin e dëmtimeve të krijuara nga shpërthimet e flakëve prej molotovit.
Forcat e rendit kanë ndaluar një person për aktet e dhunës në protestë ndërkohe që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë, shkruan Abcnews.al.
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë