Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke, nën akuzën e trafikut të armëve.
Sipas policisë së Epirit, gjatë patrullimit në zonën e kufirit për parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike me zonën kufitare që ndan dy vendet, një patrullë e saj pikasi me kamera termike një person që po transportonte një thes në vendin e quajtur “Asproklisi”, vetëm 2 km nga vija kufitare.
Pasi e lokalizuan, autoritetet mundën ta arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar. Në thesin që ai po transportonte u gjetën 3 armë automatike AK-47 (kallashnikovë), 3 krëhëra dhe 47 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Prej hetimeve rezultoi se 30-vjeçari do t’i tranportonte ato deri në aksin që lidh kufirin me Igumenicën, e në vazhdim do të hipte në një automjet të dërguar prej porositësit të armëve, një shtetas shqiptar i shpallur tashmë në kërkim.
Ai do t’i dërgonte armët në kryeqytetin e vendit, ku edhe do të paguhej për transportin. Autoritetet besojnë se armët do t’iu shiteshin organizatave kriminale që operojnë në Athinë.
30-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë orëve të paradites së të hënës, ndërsa armët do të dërgohen për ekspertizë balistike në Laboratorin e Kriminalistikës së Greqisë së veriut, në Selanik./TCh
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...