Agjentët të ekipit policorë në Foxhias kanë arrestuar tre shqiptarë të akuzuar për trafik heroine. Bëhet fjalë për Klodian Lecini, 35 vjeç, Pellumb Sorra, 34 vjeç, dhe Shemsi Tusha, 32 vjeç, të gjithë shqiptarë.
Ndalimi i tyre është bërë ndërsa udhëtonin me dy automjete në autostradën me drejtim Foxhian, raportojnë sot mediat lokale, shkruan albeu.
Automjetet udhëtonin në distancë mjaft të afërt me njëra-tjetrën, sjelle kjo tipike e trafikantëve të drogës e që ka çuar në dyshimin e policisë rrugore.
Pas disa minutash ndjekje policia italiane ka bllokuar të dy automjetet e në njërin prej tyre drejtuar nga Klodian Lecini janë gjetur rreth 1 kg e 15 gramë heroinë e cilësisë mjaft të pastër e konfeksionuar në dy pako.
I jepet lamtumira e fundit 19 vjeçarit nga Rahoveci që humbi...
Në shkurt 2026 lindën më shumë meshkuj se femra
Ministri shqiptar i Mbrojtjes takon drejtuesit e NATO-s në B...
Një milion evropianë i kërkojnë BE-së të pezullojë marrëvesh...
Nga nesër nis aplikimi i subvencioneve në faturat e rrymës p...
Laporta i ashpër me gjyqtarët: Turp, e papranueshme dhe e pa...