Policia Kufitare Sarandë, rreth orës 16:30 në vendin e quajtur “Lerat e Vlashit”, kanë konstatuar tre persona që po transportonin disa çanta shpine ku dyshohej se kishin lëndë narkotike, ku edhe kanë gjetur 4 çanta të mbushura me lëndë narkotike, gjithsej 75 kg kanabis.
Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave të cilët porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia, kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit.
Policia Kufitare sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4(katër) çanta shpine të zeza, brenda të cilave gjendej lëndë narkotike e llojit canabis sativa, e paketuar në qese transparente.
Çantat me lëndën narkotike u bllokuan dhe më pas i kaluan shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për ndjekje të mëtejshme. Policia Kufitare në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tre personave që transportonin lëndën narkotike.
Bëhet e ditur se vazhdon puna për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë trafik të lëndëve narkotike.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...