Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, e cila po transformohet rrënjësisht në një hapësirë moderne dhe gjithëpërfshirëse pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, që po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë, me një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë, auditore e klasa për artet dhe inovacionin, e cila do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon, ju uroj një ditë të mbarë.”
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit