Një kamion ka rënë në humnerë pranë HEC-it të Mglicës.
Nga aksidenti mësohet se nuk ka të lënduar.
Burime nga policia lokale thanë se sipas një ridnërtimi paraprak të ngjarjes, drejtuesi i mjetit s’ka pësuar dëmtime serioze, pasi është hedhur nga mjeti përpara sesa të dilte nga rruga e më pas të përfundonte në humnerë.
“Në Moglicë, dyshohet se një mjet tip kamion që i përket një firme ndërtuese të Hidrocentralit të Moglicës, me drejtues shtetasin B.K, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash në një përrua.
Nga të dhënat e para, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi është hedhur nga mjeti përpara se sa ky i fundit të dilte nga rruga.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Raportohet se drejtuesi i mjetit ka qenë një punonjës i shkarkuar i HEC-it të Moglicës, i cili e ka rrëmbyer automjetin e firmës dhe e ka drejtuar drejt greminës.
Përgjegjësit e firmës kanë denoncuar ngjarjen në polici./syri net
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër