Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Sipas policisë, këta persona, të moshave 51, 44, 41 dhe 45 vjeç, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit në një lokal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...