Zjarri mbi tunelin e Kalimashit ka dalë jashtë kontrollit, teksa flakët kanë pushtuar të gjithë hapësirën e malit. Në vendngjarje janë edhe dy mjete zjarrfikëse, por terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka.
Ndërsa sa i përket situatës në Bashkinë Mirditë, zjarri në malin e Munellës ka marrë përmasa më të mëdha, i favorizuar edhe nga erërat e forta. Mësohet se zjarri është duke zbritur në fshatrat Domgjon dhe Munellë, duke u kthyer në kërcënim serioz.
Në fshatin Thirrë zjarri është aktiv, ku në lagjen Gështenjë është afruar në distancën 700 metra. Në lagjen Karaq është afruar në distancën 1000 m. Në terren janë 55 forca të ushtrisë, 10 zjarrfikës, 4 të shërbimit pyjor.
Ndërkohë një kontingjent i Forcave të Sigurisë së Kosovës po u vijnë në ndihmë autoriteteve shqiptare në luftimin e zjarreve të shumta që kanë shpërthyer. 100 forcat nga Kosova po ndërhyjnë në shuarjen e flakëve në qarkun e Kukësit./tch/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër