Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar me anë të një video në instastory 83-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
Rama shkruan se Kadare lindi në 28 janar 1936 në Gjirokastër dhe është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore. Ai është i nominuar për çmimin Nobel, fitues i çmimit Princi Asturias e një sërë të tjerësh.
“Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”- shkruan Rama në video.

Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...