Në disa video të publikuara në mediat sociale shihen jahte që ankorohen përkohësisht në molin e Sarandës. Ajo që i sjell këto jahte në bregdetin shqiptar është çmimi i naftës, pasi ligji i ri u jep mundësinë mjeteve luksoze që të marrin naftën pa taksa.
Sipas gazetarit Artan Hoxha ato e blejnë naftën në Shqipëri me një çmim tre herë më të ulët nga sa e marrin qytetarët e këtij vendi.
Postimi i Hoxhës:
Trafik i renduar superjahtesh ne Gjirin e Sarandes. Duket sikur jane ne gare kush te hy dhe kush te dale me pare nga moli i peshkarexhave te Sarandes..:
Jane aq te medhenj sa detyrohen te futen mbrapsht ne molin e vogel te peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen.
Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!
Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences…
Dhe keta miliarderet nuk u turperokan fare!!!!Vijne nga thellesia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne nje palo mol peshkimi, ne vendin me qytetaret me te varfer te Europes, qe e blejne karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!!!!!
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...