Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat bregdetare e të ulëta ndërsa fuqizohen vranësirat në të gjithë zonat malore duke rrezikuar nga shira afatshkurtër.
Gjatë natës, ultësira perëndimore mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare por me vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore ku priten dhe shira të dobët, kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit sjellin një rënie me 3- 4 gradë celsius, më e ndjeshme në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë pjesës së parë të ditës ndërsa dobësohet gradualisht gjatë pasdites deri në shpejtësinë 42 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 3 ballë.
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin