Gjatë të martës u riatdhesuan 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, të cilëve nuk u ishte pranuar kërkesa për azil në vendet e BE.
Personat e riatdhesuar kanë ardhur me një fluturim charter nga Metz dhe Nancy. Nga shtetasit e kthyer, 5 ishin persona që kishin kërkuar azil në Luksemburg ndërsa 44 të tjerë nga Franca.
“Veç bashkëkoordinimit Francë – Belgjikë dhe Francë – Holandë, kësaj radhe kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare. Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero”,-thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit./lapsi/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...