Teksa në shtetin fqinj, Itali po paralajmërohet ardhja e të nxehtit përvëlues ku temperaturat do të shkojnë në 39 gradë Celsius, në Shqipëri nuk ka vend për panik.
Sipas Meteoalb-it, deri në fund të korrikut vranësira dhe shira të përkohshëm shfaqen kryesisht në zonat malore veriore por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa temperaturat edhe në pjesën e dytë të korrikut pritet të jenë lehtësisht mbi vlerat tipike mujore duke shënuar maksimume rreth 33°C ndërsa në fare pak ditë, temperaturat maksimale do të shënojnë deri 35°C.
Me një vlerësim paraprak, thotë Meteoalb, deri sot nuk ka sinjale për periudha të nxehta disa ditore gjatë pjesës së dytë të korrikut 2018 por edhe në 10 ditët e para të muajit gusht, përjashtuar ditë të veçanta ku termometri në zona të izoluara Jugore, mund të ngjitet në 35 – 36°C. Edhe gjysma e parë e gushtit 2018, sjell kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të shpeshat dhe shira të përkohshëm do ketë ekstremi verior dhe zonat lindore.
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...