Greqia e Italia i kanë dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve të fuqishme që kanë shkaktuar edhe viktima.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili bën të ditur se edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron e ai turk Erdogan kanë shprehur gatishmëri për ndihmë, shkruan arbresh.info.
“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi? Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale? Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë? Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë? Kontaktet vazhdojnë intensivisht”, njofton Rama.
Njëashtu edhe ambasadat e BE-së e SHBA’ve qysh me të marrë lajmin kanë njoftuar gatishmërinë.
Ndërkohë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka urdhëruar skuadrat speciale të FSK’së të nisen drejt zonave emergjente.
“Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja? Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore. #Kurajo #Durim #Solidaritet”.
Deri më tani janë konfirmuar shtatë viktima nga dhjetëra tërmete që tronditën Shqipërinë./arbresh.info/
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...