Një aksident tragjik i ka marr jetën modeles shqiptare dhe të dashuri të saj fotograf.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së dielës në Collatino, Romë ku motori në të cilin udhëtonin modelja 31-vjecare, Stella Vasilika Kerxhalli dhe 30-vjeçari Christian Milo është përplasur me një makinë tip Benz që drejtohej nga një 34-vjecar rumun.
Siç raportojnë mediat italiane fotografi 30 vjeç ndërroi jetë menjehere, kurse e dashura e tij, shqiptarja Stella Vasilika Kerxhalli vdiq në spital.
Çifti ishtE njohur shtatë vjet më parë dhe që prej asaj dite nuk ishin ndarë më dhe ishin shumë të lumtur me njëri tjetrin. Prej kohësh ata bashkëjetonin dhe kishin plan të martoheshin së shpejti por aksidenti tragjik ia preu në mes ëndrrat e tyre.
Projekti i fundit i modeles bukuroshe ishte kopertina e revistën “Vogue” versioni portugez. Fotot e 31-vjecarjes mbajnë firmën e të dashurit të saj./BW
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...