Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali pasi u përplas nga një makinë teksa ai ishte nisur për të shkuar në punë.
Viktima është identifikuar si Edmond Gjoci, me origjinë shqiptare dhe banues në Tuoro sul Trasimeno.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rajonale 71 në zonën e Riccios, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.
Mësohet se Gjoci ndodhej në pritje të dikujt që do ta shoqëronte për në punë, kur një makinë e goditi për vdekje në buzë të rrugës.
Sipas informacioneve, drejtuesi i automjetit ishte një i ri 19-vjeçar, i sapo pajisur me leje drejtimi.
Dyshohet se i riu ka humbur kontrollin e makinës, ka devijuar nga drejtimi dhe ka përplasur për vdekje Edmond Gjocin.
Gjithashtu mësohet se i ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë të vogël. Sakaq kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit nga karabinierët e Cortonës./Euronews

Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun
Çeku: Shtëpia ku ndodhi masakra e 15 prillit 1999 në Lagjen ...
Haxhiu: S’kam besuar se do ta tejkalonim rezultatin e vitit ...
Pritjet e SHBA’së nga Qeveria e re: Thellim i partneritetit ...