Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, raportohet se ka pësuar infarkt gjatë një vizite në Voskopojë.
Bëhet me dije se ambasadori, sëbashku me bashkëshorten e tij, kishin shkuar për të vizituar Voskopojën, por gjatë shëtitjes në pyjet e fshatit turistik ai nuk është ndjerë mirë, duke u kthyer në hotelin ku po qëndronin.
Më pas ai është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e parë shëndetësore. Pritet që ambasadori ukrainas të transportohet me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar.
/rtsh.al/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...