Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët grekë dhe çekë, lokalizuan dhe më pas arrestuan përkohësisht në Greqi dhe në Çeki, dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritetet greke u bë ndalimi në Kavalai shtetasit Pëllumb Braçe, 63 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 15 vjet burgim, për mashtrim me pasoja të rënda. Pëllumb Braçe, u ka marrë me anë të mashtrimit, shumën 72 mijë euro, 2 shtetasve, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri.
Ndërsa në Çeki u arrestua shtetasi Albert Lamaj, 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje. Për këtë shtetas gjykata ka dhënë 2 vjet burgim pasi sulmoi me thikë shtetasin M.Gj.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë. /arbresh.info/
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...