Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i dënuar në mungesë me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme, ka fituar statusin e azilantit politik në Itali.
Lajmi u konfirmua për A2CNN nga avokati i tij Sokol Hazizaj. Sipas mbrojtësit, kërkesa e Llallës për azil është miratuar nga Gjykata e Apelit të Romës.
Në verdiktin e saj, pala italiane ka ngritur dyshime mbi bazueshmërinë e vendimit të Gjykatës së Posaçme. Duke iu referuar problemeve shëndetësore të Llallës dhe dënimit me burg ndaj tij, Apelit i Romës, ka nënvizuar se legjislacioni shqiptar për dënime të tilla nuk mund të aplikojë dënimi me burgim.
Adriatik Llalla u fajësua në Shqipëri për “fshehje, deklarim të rremë të pasurisë”. Ai i shpëtoi vajtjes në qeli, pasi u largua nga vendi pak ditë para se dënimi i tij me 2 vite burg të merrte formë të prerë.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata