Fadil Kasemi ka dhënë dëshminë e tij të parë në polici në lidhje me vrasjen e ish-gruas Fildes Hafizi, gjyqtare në Shkodër.
Ai ka thënë në polici se është penduar për vrasjen e ish gruas por ka shtuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e tronditjes psikologjike. Burri ka thënë se ka pasur një debat me gruan ditën e sotme para se ta qëllonte me armë për çështjen e fëmijëve.
Mësohet se autori ka thënë në polici se ish gruaja, nuk e lejonte të takohej me dy fëmijët pas divorcit.
Po ashtu edhe pas arrestimit të tij në 2015 pasi kërcënoi gruan me armë në plazh, Fadik Kasemi ka thënë se gruaja nuk i lejoi fëmijët të shkonin ta takonin në burg. /GSH.
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë
Shembja e tendës në stacionin hekurudhor në Serbi, shkon në ...
Përmbytjet katastrofike në Spanjë, 500 forca të tjera ushtar...
Mjegull e madhe në magjistralen Ferizaj-Prishtinë