Baza ajrore e Farkës në Shqipëri dhe investimet në standardet e NATO-s, por edhe arritja e objektivave të samitit të Hagës, mbeten thelbësore. Ndaj edhe për ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, puna për rivlerësimin strategjik të mbrojtjes vijon.
Në një takim në bazën ajrore të Farkës, ministri Vengu foli për modernizimin e flotës – teknologjinë dhe armatimin – që nga meteorologjia deri te sistemet e mbrojtjes kundërajrore.
Ministri i Mbrojtjes u ndal edhe në bazat ajrore të Gjadrit, Rinasit, Farkës, Kuçovës dhe Vlorës, për të cilat tha se zhvillimi i infrastrukturës do të shërbejë për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e Forcës Ajrore në misione ushtarake dhe mbrojtjen civile.
Gjithashtu, zhvillimi i infrastrukturës do të shërbejë edhe në specializimin e burimeve njerëzore, si me rihapjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë dhe trajnimin e gjeneratës së re të pilotëve, teknikëve të bordit, kontrollorëve dhe ekspertëve të sistemeve pa pilot.
Në prezantimin e prioriteteve për modernizimin e flotës shqiptare, ministri Vengu vuri në dukje vijimin e punës në të gjitha komandat, strukturat operacionale dhe partnerët ndërkombëtarë për të ndërtuar një forcë ajrore moderne, efikase dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes./rtsh
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...