Një 30 vjeçar mbeti i plagosur në qytetin e Elbasanit, në orët e vona të mbrëmjes së shtunë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi Enea Zylfullari, 30 vjeç, gjatë një konflikti të dhunshëm, është qëlluar disa herë me thikë.
Të njëjtat burime konfirmuan se 30-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Gjykatës së Elbasanit gjatë një konflikti, ku dyshohet se janë përfshirë fillimisht disa persona.
Policia e Elbasanit ka arrestuar në kohë rekord autorin e kësaj plagosje, i cili është identifikuar si shtetasi me inicialet E.P., 16-vjeç, banues në Elbasan. Ndërkaq, po hetohet për të zbardhur shkaqet e incidentit të përgjakshëm, me pasojë plagosjen e 30-vjeçarit nga Elbasani, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./bw/
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...