Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi Muzeun e Manastirit, pasi këtë të shtunë është 110 vjetori i Kongresit të Manastirit.
Ai u është mirënjohës përjetësisht ndaj veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare, duke thënë se ata i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, Alfabetit të gjuhës shqipe, njofton Klan Kosova.
“Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe”, u shpreh ai në Facebook.
Ja postimi i tij i plotë:
Mirënjohje të përjetshme patriotëve, veprimtarëve dhe përfaqësuesve më të spikatur të Rilindjes sonë Kombëtare, Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Shahin Kolonja, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Sotir Peci, Taqi Buda, Nyzhet bej Vrioni dhe Parashqevi Qiriazi, të cilët i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, Alfabetit të gjuhës shqipe.
Lavdi të përjetshme Kongresit të Manastirit që i dha jetë Alfabetit tonë dhe përjetësoi gjuhën shqipe.

Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi