Ilir Meta do të paraqitet sot në orën 11:30 në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku do të kërkojë zbutjen e masës së sigurisë që i është caktuar.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se është zbuluar një episod i ri korrupsioni, i cili i atribuohet Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.
Bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare që rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndryshme.
Mësohet se karta i është vënë në dispozicion Metës dhe Kryemadhit nga biznesmeni Adrian Shatku. Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “Amerikan Express” që ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen.
Po ashtu, SPAK pritet të saktësojë edhe episodin mbi akuzën e lobimit të ish-LSI-së, pasi nga letërporositë janë zbuluar të dhëna të reja lidhur me pagesat dhe kontratën përkatëse./euronews.al
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...