Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë.
Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua me Partinë Socialiste: “Për herë të parë një kryeministër artikuloi për çështjen çame. Për këtë arsye kaluam me Partinë Socialiste”.
Më tej, Idrizi tha se “Çështja e Çamërisë nuk ishte në program në mandatin e dytë dhe që nga ai moment, ne ishim në opozitë. Në program kishte vetëm timon e tepsi”.
“Nuk ka burrë nëne që ta përdorë njeri çështjen çame si tepsi. Si mundet që Ditmir Bushati nuk na pret për të diskutuar çështjen çame? Me një shtet si Greqia që nuk njeh as Çamërinë dhe as Kosovën nuk mund të bëhet marrëveshje e partneritetit strategjik”, shtoi Idrizi.
Më tej, Idrizi foli si opozitar: “Kemi një mazhorancë arrogante, krim në nivele të larta dhe ekonomi të dobët. Shqiptarët kanë ikur sepse ka humbur shpresa. Ka nevojë për një opozitë të fortë. Kjo opozitë nuk duhet të jetë vetëm reflektive. Opozita duhet të jetë pranë halleve të njerëzve. Opozita duhet të dalë me ofertë”./tch/
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...
Roberta Metsola: Procesi i zgjerimit të BE-së po bëhet reali...
ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesë muaj
PZAP gjobit Listën Serbe me 2 mijë euro për shkelje të kodit...