Një pjesë e varrezave të Elbasanit u përfshi nga flakët pasditen e së dielës, duke shkaktuar shqetësim dhe ngarkesë të madhe emocionale për familjarët që kanë të afërmit e tyre të prehur aty.
Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 33-vjeçari, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa shkurreve pranë varrit të nënës së tij.
Flakët u përhapën më pas me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe më të gjerë.
Zjarri ka përfshirë disa varreza të reja dhe një pjesë të varrezave të vjetra të fëmijëve.
Në një reagim zyrtar, Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke theksuar se edhe pakujdesitë më të vogla mund të sjellin pasoja të rënda.
Elbasani po përballet prej ditësh me disa vatra zjarri, ndërsa ky i fundit në varreza ka prekur ndjeshëm ndjenjat e dhimbjes dhe respektit të familjeve që kujdesen për të afërmit e tyre të ndjerë. / Euronews.com
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...