Makinës së një pedagogu në Elbasan, Arben Haxhihysenit, i është vënë zjarri 30 minuta pas mesnate. Policia ka zbuluar se zjarri ishte i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet.
Nuk është hera e parë që pedagogut i djenin makinën me qëllim. Në gusht të vitit 2017 atij i është djegur një mjet dhe madje është kërcënuar se nëse do të blinte të re, do t’ia digjnin.
Realisht kërcënimi nuk doli pa bazë, sepse në orët e para të së dielës, Benz-it të tij i kanë vënë zjarrin përsëri.
Njoftimi:
Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç. Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s