Partia Demokratike ka dorëzuar mbrëmë në mesnatë, listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që emrat u bënë publikë vetëm pasi u depozituan listat në KQZ.
Pjesë e emrave të koalicionit opozitar të vendosura në listë, ishte dhe një emër i cili ka deklaruar se nuk është në dijeni të kësaj liste dhe e ka refuzuar që të jetë kandidat për deputet.
Ish-nënkryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Fatlum Nurja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se është përfshirë në listat e FRD-së edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë.
Postimi i plotë:
Mbreme fjeta heret, e sot ne mjes pashe kete liste qe ma kishte dergu nje mik pas mesnate. Deklaroj qe une nuk i kam kerku FRD-se dicka te tille, pervec se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi skam firmos as ndonje formular tip per te tilla raste… Guxim i teprum kushdo qe e ka ba dhe me jep nje ndjenje neverije. Jam i vetedishem se eksperiencat e personave qe do jene deputet … dhe me gjere … do ja dalin me ba mrekulli per Qytetin, Shtetin dhe Kombin tone. Poooor, gjithashtu jam shpresplot se estrada e parlamentit ka me vazhdu…’- shkruan Nurja.

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...