I nxehti afrikan duket se “do të pushtojë” territorin e Shqipërisë për disa ditë, duke sjellë temperatura të larta të cilat mund të sjellin edhe probleme shëndetësore tek moshat e mëdha e fëmijët.
Ndërkohë përgjatë fundjavës, moti parashikohet të vijojë të jetë me temperatura të larta, të cilat do të arrijnë në vlerën maksimale deri në 38 gradë celcius.
Parashikimi i motit sipas SHMU:
Gjatë kësaj fundjave në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të nxehta. Këto do të sjellin në pjesën perëndimore të vendit orë të gjata me diell. Në zonat malore kryesisht të shtunën vranësirat do të kenë tendencë zhvillimi. Këto në orët me temperatura më të larta do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata me rrufe të izoluara. Ditën e diel reshjet do të izolohen në verilindje.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi i forcës 3 ballë.
Ju urojmë një fundjavë të bukur!
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt