Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka sulmuar fizikisht një 40-vjeçar me një mjet prerës.
Sipas Policisë, konflikti ka ndodhur më 20 shtator 2025 dhe ka pasur si pasojë plagosjen e lehtë të shtetasit D.V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: • një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...