Këtë të enjte, qarku i Shkodrës zyrtarisht nuk ka asnjë rast të ri qytetaresh të prekur nga Koronavirusi.
Pacienti nga Puka i cili ishte i shtruar për disa dite në spitalin rajonal dhe që rezultoi pozitiv, alarmoi dhe frikësoi të gjitha bluzat e bardha të spitalit të Shkodrës.
Ndaj 10 mjekeve dhe infermiereve që kishin kontakte me qytetarin nga Puka u kryen testet me tampon dhe përgjigjja e tyre fatmirësisht është negative. Pra, asnjë pjesëtar i personelit te spitalit nuk është i infektuar. Një lajm I mirë që mposhti friken, i cili shpresojmë se do të kthehet në motivim dhe kurajo pasi sot më shumë se kurrë kemi nevojë për çdo mjek dhe infermier.
Përveç pacientit nga Puka, qarku i Shkodrës ka edhe dy qytetarë të tjerë të infektuar. Një zonjë shkodranë e cila prej mbi 20 ditësh po jeton në Tiranë, ku edhe po kurohet dhe një oficer I policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Shkodrës, i cili është në vetëkarantinë dhe gjendja e tij shëndetësore është ë mirë. Falë korrektësisë së tij, të treguar në vetëkarantine dhe zbatimit të rregullave, 6 pjesëtarët e familjes se tij, kanë rezultuar negative ndaj koronavirusit./TCH
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore