Është riatdhesuar drejt vendit të origjinës nga Qendra e Riatdhesimit në Gjadër, emigranti i parë i huaj që qëndronte në këtë strukturë, të ngritur në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigracionit të parregullt.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi, i cili kishte hyrë në territorin italian në vitin 2009. Autoritetet italiane vendosën dëbimin e tij për shkak të rrezikut të lartë shoqëror që ai paraqiste. Ai ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë një rast të rëndë dhune në familje.
Pas procedurave të nevojshme ligjore dhe mbajtjes së tij në Qendrën e Gjadrit, ai është deportuar drejt vendit të origjinës.
Lidhur me këtë zhvillim, Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka reaguar përmes një postimi në X, ku e cilëson këtë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.
“Riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj në Qendrën e Riatdhesimit Gjadër. Operacionet e riatdhesimit të emigrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, siç parashikohet nga strategjia e qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm”, – deklaroi Piantedosi./A2
Izraeli angazhoi 200 aeroplanë luftarakë për ta sulmuar Iran...
Çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit të Air In...
“Goditëm për të mbrojtur qytetarët tanë”, Netanyahu: Irani k...
Të akuzuarit në rastin “Banjska” dalin para gjykate – pritet...
Greta Thunberg u abuzua nga autoritetet izraelite, thotë një...
Aktivistja Greta Thunberg denoncon “rrëmbimin” pas sekuestri...