Një saldator i moshës 60-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme teska punonte në një pus nafte në Kuçovë.
Shtetasi me inicialet L.F ishte duke punuar teksa është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka arrestuar në flagrancë Shefi Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në Kuçovë, për shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në këtë ndërmarrje shtetasi L.F., 60 vjeç duke punuar është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”./TCH
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...