Një foshnjë 4 muajshe me inicialet A.A nga Manza e Durrësit ka humbur jetën në shërbimin e pediatrisë në QSUT për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga fruthi.
Burime nga QSUT thonë se pas u prek nga virusi i fruthit gjendja shëndetësore u përkeqësua për shkak të një pneumonie masive.
Edhe pse nën terapinë intensive të mjekeve pediatër në reanimacione pediatrisë foshnja e vogël nuk mundi të mbijetonte.
Në një kohë kur vendi është në një situatë fruthi, ky është rasti i parë që humb jetën këtë vit.Por ajo që është më shqetësues është fakti se foshnja e vogël edhe shumë raste të tjera që po paraqiten në shërbimin e pediatrisë të prekur nga fruthi janë infektuar po aty në urgjencën e pediatrisë.
Burime të Top Channel bëjnë me dije se foshnja kishte qenë e shtruar dy javë më parë në shërbimin e pediatrisë me bronkolite ku sipas mjekëve ka rënë në kontakt me fruthin.
Duke qene vetëm 4 muajshe, është e pavaksinuar dhe ka bërë komplikacione të rënda që janë të njohura tanimë për virusin vdekje prurës.
Në fakt raste e këtij viti ku vetëm javën e parë të janarit u regjistruan 11 fëmijë të prekur kanë qenë nën moshën dy vjeç, të pa-vaksinuar dhe që kishin rënë në kontakt me fruthin pasi kishin qenë në urgjencën e pediatrisë për shkak të virozave.
Mjeket bëjnë apel që për çdo rast prindërit të evitojnë së të munden shërbimin e pediatrisë dhe t’i drejtohen pediatreve nëpër Qendra Shëndetësore.
Nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje prindërve të mos shtyjnë në kohë vaksinën MMR tek fëmijët si në dozën e parë që behet 1 vjeç ashtu edhe per dozën e dytë që bëhen në moshën 5 vjeçare. Por edhe pse kemi situatë fruthi edhe pse ka humbur jetën prej dy ditësh një foshnje për shkak të komplikacioneve të fruthit Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë deklaratë zyrtare për këtë fakt dhe për më tepër pengohen institucionet përkatëse të kontaktojnë me mediat, e cila nuk bën gjë tjetër përveçse shpërndan informacion tek qytetarët.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...