Marka e njohur Gjermane “ Hugo Boss” ka hedh në gjyq shtetin shqiptar. Kjo kompani ka hapur një proces në Gjykatën Administrative të Tiranës, ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave, ku palë e tretë është edhe Avokatura e Shtetit.
Ankesa është bërë me datën 19 maj dhe “Hugo Boss Mark Managment GMBH” kërkon nga gjykata që të shfuqizojë regjistrimin e markës me numër Al/T/2015, me aplikant shoqërinë italiane “Andrea Bossi”, shkruan TopChannel.
Kjo e fundit ka kërkuar që të regjistrojë markën e saj për artikuj veshjesh, këpucësh dhe kapelesh. Por Hugo Boss ka paditur autoritetet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke, pasi pretendon se po abuzohet me markën e saj në Shqipëri.
Kompania shet koleksionet e saj në mbarë botën dhe vitet e fundit ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme edhe shitjen me pakicë.
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi