Vjosa po avancon me përmbytjen në zonën e Fierit dhe Vlorës. Qindra familje janë larguar me shpejtësi prej andej me ndihmën e ushtrisë dhe policisë.
Emergjencat civile thonë se në këtë zonë është rreziku më i madh. Vjosa ka çarë argjinaturën në afërsi të urës së Mifolit dhe ka vërshuar drejt fshatrave Fitore, Bishan, Ferras, Poro dhe Frakull.
Në këtë zonë ka prani uji në 300 banesa dhe 1,000 ha tokë, si dhe janë përmbytur 310 ha të tjerë. Për përballimin e gjendjes janë angazhuar 710 forca dhe 152 mjete. Vështirësi paraqet ende aksi Tepelenë-Gjirokastër, ku po punohet për heqjen e dheut në segmentin Shkallë e Zezë-Uji Ftohtë, ndërkohë që segmenti tek Ura e Viroit u zhbllokua. Gjithashtu, po punohet për zhbllokimin e akseve Tepelenë-Këlcyrë, Përmet-Çarshovë dhe Vlorë-Selenicë, ndërsa në akse të tjera po punohet për eliminimin e rrëshqitjeve të dherave, shkruan top channel.
OSHEE ka riparuar defektet. Aktualisht punohet për të stabilizuar gjendjen nënënstacionet e Zëmblakut, Maliqit, Radhimës dhe Memaliajt. Në vend janë pa energji 45,000 abonentë. Nga avaritë gjatë natësjanë dëmtuar ujësjellësit e Krujës, Ballshit dhe Bishqemit Fushë.
Komiteti u bën thirrje qytetarëve që vijojnë të dëgjojnë, të bashkëpunojnë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shtetërore përgjegjëse, veçanërisht ato që lidhen me evakuimin, i cili mbetet ende mjeti më i rëndësishëmpër të shmangur pasojat e rënda për jetën në këto momente./top channel
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...