Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha ka pritur Ambasadoren e Japonisë Kikuko Kato dhe të Holandës Reinout Vos, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mundësive për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre.
Në takimet e zhvilluara me dy diplomatët është vlerësuar niveli i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve miqësore tradicionale.
Pas takimit me Ambasadorin holandez, Ministri Hoxha nënvizon se ndau vlerësimin mbi trendin pozitiv të marrëdhënieve politike dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe përforcuar shkëmbimet dypalëshe. Në takim u rikonfirmua angazhimi operacional proaktiv në përballje me kërcënimet e sigurisë.
Në lidhje me takimin e Ambasadoren e Japonisë, Ministri vuri në dukje se u diskutua mbi mbështetjen e dhënë për projekte të ndryshme, që janë nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, si kontribute të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve për strukturat e varësisë.
Në takimet e zhvilluara, krerët e misioneve diplomatike i kanë uruar Ministrit Hoxha suksese për detyrën./Arbresh.info
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...