Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dërgoi një kurorë lulesh në homazhet e zhvilluara për “Mjeshtrin e Madh”, Jorgo Papingji, i cili u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Ndërsa vlerësoi ndikimin e poetit në shoqërinë shqiptare përmes teksteve në këngët e muzikës së lehtë dhe popullore, Presidenti i përcolli ngushëllime familjes përmes një telegrami.
“Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur.
Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse ai nuk ra në kurthin e eksperimenteve kalimtare, por mbeti poeti besnik ndaj rëndësisë së fjalës”, shkruan Begaj.
Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare është shuar në moshën 81-vjeçare. Tekstëshkruesi i mijërave teksteve të këngëve të dashurie për shqiptarët në “Festivalin e Këngës”, Jorgo Papingji ndahet nga jeta pas një gjendje të rënduar shëndetësore.
Nga hollin e Radio Tiranës , sot (23 mars) nga ora 09:00 deri ne 11:00 do t’i jepet lamtumira e fundit Jorgo Papingjit, një ndër poetët simbol të muzikës shqiptare. /rtsh.al/
Premtimi i Hamzës: Një nga vendimet e para do të jetë rritja...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...
Koreja e Jugut me notë proteste pas inkursionit nga Kina dhe...
Dështon seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore,...