Hidhet nga pallati 48 vjeçarja, gjen vdekjen e menjëhershme

23:21 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Një shtetase është hedhur mbrëmjen e sotme nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia e Tiranës njofton se në numrin e Emergjencave 112, rreth orës 21:13, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Arkitekt Kasemi” është hedhur nga ballkoni një shtetase. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se nga kati i 3 – i pallatit, është hedhur shtetasja, R. P., 48 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga hetimet paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, është mësuar se shtetasja R.K., vuante nga depresioni. Vazhdon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale