Elizabeta Ymeraj është prokurorja e emëruar në krye të Prokurorisë së Tiranës. Kjo gjë ka ndodhur pas shkarkimit të Dritan Rreshkës.
Ymeraj deri më tani ishte një prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka hetuar ndër të tjera edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në lidhje me emërimin e shpejtë nga Arta Marku, ka informuar Prokuroria e Përgjithshme.
Rreshka u shkarkua dje më datë 31 korrik 2018, teksa vendimi është dhënë nga ana e KPK. Në çastin që është dhënë vendimi, prokurori nuk ka qenë i pranishëm në sallë. Nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u konstatua se kishte deklarime të rreme dhe fshehje të pasurisë nga Rreshka e gjithashtu edhe nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurisë. Sipas ILDKPKI, Rreshka nuk kishte bërë deklarim të saktë, kishte mungesë burimesh financiare, kishte bërë fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. KPK arriti në përfundimin se subjekti ka probleme të theksuara dhe nuk mund të vijojë të mbajë postin./shekulli
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...